Forcat ruse po përpiqen të bllokojnë qytetin lindor Lysychansk të Ukrainës

25/06/2022 13:03

Autoritetet ukrainase kanë akuzuar Rusinë se po përpiqet të bllokojë qytetin e Lysychansk në lindje të vendit. 

Serhiy Haidai, guvernatori rajonal i Luhanskut, tha se forcat ruse po përpiqeshin të bllokonin qytetin nga jugu. Lysychansk dhe qyteti fqinj i tij Severodonetsk u goditën me zjarr artilerie dhe sulme ajrore këtë mëngjes. 

Të dy qytetet janë bërë pika qendrore e ofensivës së Rusisë që synon të pushtojë të gjithë rajonin lindor të Donbasit.  Dje, Ukraina tha se kishte urdhëruar tërheqjen e trupave nga Severodonetsk. 

Analisti ushtarak Oleg Zhdanov tha se disa nga ata ushtarë tani po shkonin për në Lysychansk. 

Megjithatë, masa e Rusisë për të ndërprerë qytetin do t’u japë pak kohë trupave që tërhiqen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA