Britanikët sfidojnë grevat hekurudhore, stuhitë apo ‘linë e majmunit’ për të shkuar në festivalin më të madh muzikor në Glastonbury (fotogaleri)

24/06/2022 15:21

Amatorët e festivalit më të madh muzikor në Britani e në botë nuk u trembën nga grevat kombëtare hekurudhore, paralajmërimet e zymta meteorologjike apo shëndetësore, duke pritur autobusët zëvendësues për të qenë në festën gjigante të Glastonbury.

E përditshmja Daily Mail shkruante se dashamirësit e festivalit shiheshin duke pritur për autobusët e zëvendësimit të trenave në Londer e Manchester për të shkuar në ekstravagancën muzikore të fushave në Worthy Farm ku zhvillohet festivali.

Kompanitë hekurudhore thanë se operonin vetëm pesë shërbime nga stacioni i Londrës, Paddington, në një total prej 24 linjash nga e mërkura deri të premten.

Parashikuesit meteorologjikë thonin se “sot mund të bjerë shi i dendur, breshër, apo të ketë përmbytje në vend”, por kjo nuk duket se kishte efekt praktik apo psikologjik te pjesemarresit.

Balta e fushave që është një sinonim i festivalit Glastonbury nuk i ka trembur dashamirësit e artit që prisnin hapjen e nesërme me Billie Eilish në skenën kryesore Pyramid.

Fansat që kishin ardhur herët, te sistemuar ne akomodime te improvizuara si tenda apo kampe, shiheshin të shfrytëzonin diellin duke bërë banjë në luginat mes  kodrave të ulëta.

Rikthimi i festivalit këtë viti është i pari në Glastonbury që prej verës 2019, kur në fundjavë u mblodhën të gjithë emrat e njohur të muzikës rock si Paul Mccartney, The Kills, Kendrick Lamar, Billie Eilish.

FOTO GALERI
1/19
Dashamirësit e festivalit shiheshin duke pritur për autobusët e zëvendësimit të trenave në Londer e Manchester për të shkuar në ekstravagancën muzikore të fushave në Worthy Farm

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA