Xhaçka flet për herë të parë për akuzat ndaj saj: Im shoq merret me biznes që në vitin 1991, nuk kemi shkelur asnjë ligj

23/06/2022 11:55

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka iu është përgjigjur për herë akuzave të Partisë Demokratike për bashkëshortin e saj për tokat në bregdet, të cilat i ka mohuar.

Nga foltorja e Kuvendit, Xhaçka tha se bashkëshorti i saj ka arritur çdo gjë me punën e palodhur, pasi është biznesmen që prej vitit 1991 dhe nuk ka shkelur asnjë ligj. Xhaçka tha se as ajo, as bashkëshorti i saj nuk kan prekur asnjë qindrakë nga fondet publike.

Që unë nuk jam në konflikt interesi, këtë nuk e them vetëm unë sepse po ta thosha vetëm unë do të ishte fjala e deputetit Shehaj përballë fjalës time. Këtë e thotë ligji, e ka thënë Gjykata Kushtetuese, e ka thënë ILDKPI. Dhe një përfaqësues serioz i popullit e aq më shumë një parti në këtë kuvend minimumi duhet të kishte bërë detyrat e shtëpisë përpara se t’ju merrte qytetarëve, por edhe kolegëve kohën e vëmendjen. Dhe për të bërë detyrat e shtëpisë do t’i mjaftonte të kërkonte në arkivat e partisë së tij, për raste të ngjashme kur të tjerë përpara tij kanë ngritur furtuna në gotë për të cilat ka folur Gjykata Kushtetuese e cila në asnjë moment nuk i ka ndaluar familjarëve të deputetëve apo ministrave të merren me biznes.

Im shoq merret me biznes që në vitin 1991. Edhe im shoq, si z. Shehaj e ka nisur biznesin si emigrant në Itali, për ta vazhduar më pas në Shqipëri. Dhe pas 30 vitesh në biznes, është angazhuar sot për të bërë një investim serioz, një hotel me 5 yje në Jug.

Tani, qytetarët kur dëgjojnë z. Shehaj që ulërit për statusin e investitorit strategjik, e konfliktin e interesit apo përfitime abuzive nga publikja natyrshëm ju lind e drejta të mendojnë që këtu po bëhet nami. Që këtu po falen prona e fonde e po shkelet ligji e kushedi çfarë tjetër.

Por në fakt, ky investim është një investim privat, në një truall privat, nga investitor privat. Nuk është përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike dhe asnjë metër truall pronë publike për ndërtimin e këtij hoteli me 5 yje. Çdo qindarkë e këtij investimi është produkt i punës 30 vjeçare si një biznesmen i suksesshëm të papërfshirë në tendera apo prokurime apo asgjë tjetër që ka të bëjë me përfitimin e fondeve publike!

E dini se çfarë ka përfituar konkretisht? Se jam e sigurt që nuk e dinë as shumë nga kolegët e PD.

Si investitor strategjik, ka fituar të drejtën për të pasur prioritet në lidhjen e kontratës së përvitshme me bashkinë për marrjen me qira të plazhit përpara hotelit”, tha Xhaçka nga Kuvendi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA