Dy persona janë arrestuar dhe nëntë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë në Shkodër, pasi kishin krijuar një ambient ku luheshin lojërat e fatit.
Në operacionin policor të koduar “Poker 4”, u sekuestruan 1 tavolinë pokeri, 1 valixhe me çipsa, 5 palë letra bixhozi dhe 2 aparate celulare.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë:
32 vjeçari me iniciale E. Z., banues në lagjen “Ajasem” të Shkodër, pasi administronte lokalin ku kryhej aktiviteti. Mbi të rëndojnë veprat penale:“Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” e kryer në bashkëpunim, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
54 vjeçari me iniciale A. P., banues në lagjen “Perash”, Shkodër, pë veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” e kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu materialet kaluan në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: G. L., 60 vjeç, I. O., 31 vjeç, E. V., 39 vjeç, M. A., 58 vjeç, A. K., 42 vjeç, B. T., 32 vjeç, B. T., 65 vjeç, B. N., 37 vjeç dhe A. A., 34 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.
Të gjithë të ndëshkuarit janë gjetur duke luajtur lojërat e fatiti në një tavolinë pokeri, kundrejt pagesës në në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel