24/11 21:11
Adnan Januzaj është kthyer në “modë” për Napolin. Klubi italian prej kohësh ka pëlqim për 27-vjeçarin me origjinë kosovare.
Pavarësisht se gjatë sezonit që u mbyll 27-vjeçari nuk pati një rendiment shumë të mirë, pasi në 44 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet shënoi vetëm 5 gola dhe dha 3 asiste, sulmuesi është një fiksim i vjetër për italianët, të cilët tashmë duke shumë afër realizimit të kësaj dëshire.
Megjithatë duhet theksuar se pas eksperiencave në Angli, Gjermani dhe në Spanjë, një përvojë në Itali do e bënte më shumë se të plotë CV-në e Adnan Januzajt./ Super Sport
Top Channel