Shtrenjtimi i karburantit/ Rriten ndjeshëm çmimet edhe në Malin e Zi

20/06/2022 22:58

Nga mesnata në Mal të Zi do të rriten ndjeshëm të gjitha llojet e karburanteve. Kështu çmimi për një litër eurodizel dhe naftë për ngrohje do të rritet për 20 cent, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale të Malit të Zi.

Nga mesnata një litër benzinë 98 do të rritet për nëntë centë dhe do të kushtojë 1,77 euro, ndërsa një litër BMB 95 do të rritet për tetë centë dhe do të arrijë në 1,73 euro.

Në 15 ditët e ardhshme çmimi i eurodizelit për litër do të jetë 1,78 euro, ndërsa nafta për ngrohje 1,99 euro, transmeton CdM.

Ministria deklaroi se në përputhje me dispozitat e dekretit për mënyrën dhe sasinë e elementeve në bazë të të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës, llogaritja e radhës do të bëhet më 4 korrik dhe ndryshimet e mundshme do të jenë të vlefshme nga 5 korriku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA