Ballakani i Hapur, Rama: Nuk na ndan, na bashkon! Kurti s’ndryshon qëndrim: Nuk kam asgjë…

20/06/2022 14:16

Kryministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se për çështjen e Ballkanit të Hapur, nuk ka asgjë të re për të thënë.

Marrëdhënie tona bilaterale janë të shkëlqyeshme dhe vëllazërorë dhe vëllezërit nuk kanë ndërmjetësues midis njëri-tjetrit. Janë marrëveshje që të forcojmë të dy shtetet tona. Për çështjen e Ballkanit të Hapur është e një dimensioni tjetër, nuk kam asgjë të re tu them“, tha Kurti në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Prishtinë.

Mirëpo kryeministri Edi Rama tha fakti që nuk ka rënë dakort me homologun Kurti për çështjen e Ballkanit të hapur, është gjë normale. Ai tha se çdo gjë e jetësuar me Ballkanin e Hapur, duhet të jetësohet edhe në Kosovë.

Ballkani i hapur nuk na ndan. Në këtë pikë kemi këndvështrime të ndryshme, por nuk na pengojmë që në marrëdhëniet bilaterale ne të vazhdojmë të ecim para. Porosia ime për qeverinë që drejtoj është se çdo që gjë ne jetësojmë në Ballkanin e Hapur duhet të jetësojmë dhe me Kosovën. Mos kërkoni qeveritë kur flasim për sipërmarrjet. Heqja e të gjitha tarifave doganore, duam ta bëjmë edhe me Kosovën. Kosova ka kërkuar pak kohë për të bërë një studim. Sipërmarrësit shqiptar në Shqipëri, Kosovë dhe kuqo qofshin për mua janë sipërmarrës të Shqipërisë. Shqipëria është e  gatshme t’i mbështesë. Kampionet tanë janë atë që bëjnë sipërmarrje Shqipëri dhe përfaqësojnë ambicien shqiptare. Kur vjen puna për Ballkanin e Hapur dhe Procesin e Berlinit janë çështje të natyrës konceptuale. Fakti që nuk biem dakord për çdo gjë do të thotë që jemi në rregull. Po të ishim për çdo gjë dakort, nuk do ishim në rregull”, tha Rama në fjalën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA