Një shqiptar me emrin Erjol Nako është bërë shkak i plagosjes së dy policëve në Romë ditën e sotme, pasi nuk i ndaloi postbllokut të policisë dhe përfundoi duke u ndjekur si nëpër filma.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Panteonit në Romë, ku policia ka bërë me shenjë që drejtuesi të ndalojë automjetin, por 39-vjeçari shqiptar nuk i është bindur urdhrit. Policia është detyruar që të qëllojë drejt gomave të makinës për ta ndaluar atë, por megjithatë as kjo nuk e ka bërë të ndalojë.
Më pas policia italiane ka arritur ta bllokojë automjetin, siç shihet në video, duke bërë të mundur arrestimin e 39-vjeçarit shqiptar që prishi qetësinë e Vatikanit dhe shkaktoi plagosjen dy policë gjatë ndjekjes.
Gjatë arratisjes, 39-vjeçari hodhi nga dritarja një portofol dhe një orë të fundit, sende të cilat janë duke u ekzaminuar nga hetuesit. Hetimet në lidhje me ngjarjen janë duke u zhvilluar për detaje të mëtejshme.
Top Channel