Mblidhet Komisioni i Posaçëm për reformën zgjedhore, Gjiknuri: Debatet politike t’i lemë jashtë kësaj salle. Do kërkojmë asistencë edhe nga SHBA e BE

17/06/2022 11:17

Komisioni I Posaçëm për refomën Zgjedhore, zhvilloi sot mbledhjen e parë pas miratimit në Kuvend. Bashkëkryetari i komisionit Damian Gjiknuri tha se komisioni do I drejtohet për asistencë krahas OSBE/ODIHR dhe organizmave të tjerë si SHBA e BE me qëllim adresimin e rekomandimeve.

Gjiknuri kërkoi bashkëpunim në Komision ndërsa theksoi se debatet e qëndrimet e partive të mbeten jashtë sallës së komisionit.

“Dua të them që ky komision funksionon në frymën bipartisan. Komisioni i merr vendimet me shumice, kryetarët mund të vendosin veton, ndaj duam apo s’duam jemi te detyruar te bashkepunojmë me njëri tjetrin. Nuk kemi mundur te adresojme gjithe rekomandimet e OSBE, kemi nderkohe rekomandime te reja, qe do jene ne themel te punes se komisionit dhe palet mund te diskutojnë edhe për cështje të tjera. Do bëjmë maksimumin për të gjetur konsensusin.

Do kërkojmë asistencën e OSBE ODIHR, si edhe organizma të tjerë si SHBA, BE, KiE. Do I drejtohemi me një letër për të na ofruar asistencë. Procesi nuk do të jetë peng I afatit.

Sipas traditës, bashkë me bashkëkryetarin do propozojmë edhe një numër ekspertësh 4 deri në 6. Synojmë që këtë komision ta drejtojmë në mënyrë të bashëkrenduar. Debatet politike t’i lemë jashtë kësaj salle, ky komision dhe ligji zgjedhor reflekton vullnet politik. Propozoj kërkimin e asistencës, lejimin për t’u drejtuar organizmave dhe përcaktimi I numrit të ekspertëve dhe më pas nisim punën për adresimin e rekomandimeve.” u shpreh Gjiknuri.

Në mbledhjen e sotme ishte i pranishëm gjithashtu edhe ambasadori i OSBE/ODIHR në Tiranë, Vincenzo Del Monaco.  Komisioni i reformës zgjedhore do të përbëhet nga 18 anëtarë, ku mazhoranca socialiste do të ketë 9 anëtarë, PD-ja 6 anëtarë dhe anëtarët e tjerë janë Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi dhe Petrit Vasili.

Emrat e anëtarëve janë përzgjedhur me kujdes nga të dyja subjektet. PS ka caktuar si bashkëkryetar Sekretarin e Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, ndërsa opozita i është përgjigjur në këtë pozicion me kreu e grupit, Enkelejd Alibeaj. Lista e anëtarëve të këtij komisioni nga maxhoranca përbëhet nga Blerina Gjylameti, Klotilda Bushka, Toni Gogu, Ermonela Felaj, Arben Pëllumbi, Blendi Klosi dhe Klevis Xhoxhi.

Nga ana e saj, opozita, pavarësisht përçarjes së brendshme, ka përfshirë në këtë listë Oerd Bylykbashin, nënkryetarin e zgjedhur nga PD, që drejtohet nga Sali Berisha. Kjo përzgjedhje duket se është bërë për shkak të eksperiencës që ka deputeti Bylykbashi në çështjet zgjedhore. Lista e PD-së pasohet nga Grida Duma, Dashnor Sula, Kreshnik Çollaku, Lindita Metaliaj, Seladin Jakupllari, Ervin Salianji, Eralda Bano.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA