Pak ditë para vizitës së Presidentit Ahmed Al-Sarrah në Uashington, sulme në të gjithë Sirinë kundër Shtetit Islamik Këngëtarja Besa Kokëdhima rrëfeu këtë të shtunë në “A live night” se edhe ajo si shumë artistë ka rënë pre e bullizmit gjatë kohës së gjimnazit në Angli.
Periudhën e qëndrimit atje, Besa e përshkruan të vështirë, edhe pse ngrohtësinë e gjente vetëm tek arti
“Unë kam ikur për të bërë gjimnazin në Angli dhe atje gjithashtu u përfshiva në aktivitete muzikore, mësime pianoje, muzika në atë moment përveç si pasion, ishte edhe një nevojë, udhëtimi im nuk ishte i thjeshtë ndoshta për moshën largësia. Jeta në shkollat të paktën flas për rastin tim, ka bullizëm si nëpër filma, nuk je i mirëpritur në shoqërinë e tyre veç faktit që aty ka multikulturalizëm,në rastin tim me vështirësi e gjeta veten atje, ndihesha e vetmuar dhe kaloja shumë orë duke i rënë pianos duke kënduar. Më pas u përfshiva në aktivitet artistike dhe fitova çmimin e parë në Angli, isha e vetmja studente që këndova në gjuhën shqipe ose më saktë e vetmja që këndoi jo anglisht”, tha Besa.
Besa Kokëdhima është një prej artisteve më të dashura për publikun shqiptar, e cila prej vitesh ka dhuruar hite.
Top Channel