Presidenti në ikje Ilir Meta zgjodhi të mos bëhet pengese për zgjedhjen e pasardhësit të tij, Bajram Begaj në krye të shtetit.
Ai firmosi pa hezituar nga Konsullata shqiptare në Stamboll lirimin nga detyra të Gjeneral Begaj duke i hapur rrugë zgjedhjes së tij në Kuvend si presidenti i ri i Republikës.
Ilir Meta jo vetëm përmes dekretit tregoi sot publikisht aprovimin për njeriun që do e pasojë në 5 vitet e ardhshme në Presidencë, edhe pse ai shkoi në Kuvend si propozim i socialistëve .
Dy presidentët, ai në ikje dhe ai i sapo zgjedhur zhvilluan një takim në Presidencë ku Ilir Meta nuk e fshehu entuziasmin dhe as nuk e kurseu buzëqeshjen teksa pozonte krah pasardhësit të tij.
“Kënaqësi të prisja sot Presidentin e zgjedhur, z.Bajram Begaj dhe t’i uroja sërish suksese në detyrën e lartë, që e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve”, tha Ilir Meta.
Para marrjes së detyrës zyrtare Bajram Begaj është këshilluar me të gjithë ish krerët e shtetit, ndërkohë të vetmin ish President që ka zgjedhur ta shmangë është Sali Berisha.
Top Channel