Nuk mjafton koha/ Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë, TCH zbulon shkresën drejtuar KQZ
Në Pogradec u zhvillua mbledhja e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike, ku në fokus të diskutimeve ishin masat për rritjen e sigurisë në institucionet arsimore dhe bashkëpunimi mes strukturave vendore për garantimin e një mjedisi më të sigurt për nxënësit.
Në takim mori pjesë edhe ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, i cili u ndal edhe te diskutimet për reformën territoriale dhe organizimin e administratës vendore.
Tarran theksoi se OSBE-ja nuk imponon një model të caktuar, duke argumentuar se çdo vend duhet të përcaktojë vetë mënyrën më të përshtatshme të organizimit të pushtetit vendor, ndërsa për Shqipërinë nënvizoi rëndësinë e procesit të konsultimit para marrjes së çdo vendimi.
Në Pogradec u zhvillua mbledhja e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike, ku në fokus kanë qenë çështjet e sigurisë në institucionet arsimore. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran.
“Unë jam përfaqësues i OSBE dhe në OSBE kemi 57 vende pjesmarrëse me sisteme shumë të ndryshme. Unë vij nga një vend që për këtë çështje ka një situatë shumë të veçantë. Deri tani kemi 35 mijë komuna/bashki në Francë.
Ka vend tjetër ku ka disa dhjetëra bashki. Nuk ka një model që ne imponojmë e konsiderojmë si më i mirë. Çdo vend ka historinë e vet, çdo vend ka traditat e veta,çdo vend ka nevojat e veta.
Dhe sigurisht është puna e vendit e Shqipërisë që të vendosë si duhet të organizohet administrata territoriale me 61 bashki siç është rasti tani ose me 100, 40 apo 3000 nuk është puna ime që do t’ju tregoj si duhet të organizohet administrata lokale.
Mesa di unë ende nuk është vendosur asgjë. Jemi akoma në fazën e diskutimit, jemi akoma në fazën e konsultimit. Nuk duhet të merret asnjë vendim pa u konsultuar në nivelin kombëtar, por që dhe në nivelin lokal.
Me sa di unë ky konsultim është një proces që tani bëhet dhe është akoma herët për të thënë nëse ky konsultim u bë në mënyrë të mjaftueshme ose nëse ka patur problem nga kjo pikëpamje”, u shpreh Tarran.
Top Channel