Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin “Buzmadh”, në aksin rrugor Levan-Tepelenë në Fier, ky dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur.

Burime bëjnë me dije se në aksident ka humbur jetën punonjësi i FNSH-së, Sokrat Lela 54-vjeç, dhe vjehrra e tij B. S., 78 vjeçe. Në mjetin tip “Ford”, ndodhej gjithashtu edhe bashkëshortja e Sokrat Lelës, Fatbardha Lela 53-vjeçe, e cila ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ndërsa drejtuesi i mjetit tip ‘Opel’, Gerti Skënderaj, 43 vjeç nga Cakrani ishte duke udhëtuar me bashkëshorten G. M., 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe, ku më pas u përplas me mjetin tip ‘Ford’.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga “Top Channel”,  edhe makinat e përfshira në aksident kanë pësuar dëmtime ku njëra ka përfunduar në një arë poshtë rrugës, ndërsa të plagosurit janë shoqëruar menjëherë në spital me ambulancë pas aksidentit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit si edhe identifikimin e personave që janë plagosur dhe kanë ndërruar jetë.

Top Channel