
23/02 15:08
“Kosova është sovrane dhe i merr vendimet vetë për veten e vet” kështu u shpreh kryeministri Edi Rama nga Ohri lidhur me mungesën e Kosovës në takimin e radhës të Ballkanit të hapur.
Rama tha se e respekton vendimin e autoriteteve për të lënë vendin bosh në këtë samit.
“Kosova është sovrane dhe i merr vendimet vetë për veten e vet. Vendi për Kosovës në tryezën e Ballkanit të Hapur është aty, askush nuk e mbush dot nëse nuk e mbush vetë Kosova dhe nuk dua të them asgjë më shumë sepse çfarë kam pasur për t’i thënë i kam thënë, ftesa është gjithmonë e hapur, por respektoj plotësisht vendimin e autoriteteve të Kosovës për të lënë vendin bosh. E respektoj”, tha Rama.
Top Channel