Edi Rama do të drejtojë mbledhjen e kryesisë të PS nga ku do të diskutohen kandidaturat për President Republike. Në edicionin e lajmeve të orës 15:00 në Top Channel gazetari Muhamed Veliu duke raportuar nga selia e PS tha se profili i Presidentit të ri mund të jetë një femër.

Një emër nga e djathta me background politik, por dhe ndërkombëtar, që do kompleksojë PD dhe sidomos Berishën dhe vendimin e tij për të mos votuar kandidatura të Ramës.

Ajo është Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Europian. Gazetari Muhamed Veliu në raportimin e tij theksoi se “nga PS nuk ka pohim për Bregun, por çuditërisht nuk ka as mohim”.

Sipas burimeve të Top Channel, për zonjën Bregu, ka nisur një proces verifikimi, proces i cili ka shpjegim vetëm si i lidhur me mundësinë e kandidimit të personit, për poste të larta zyrtare. Por ka vetëm një person që mund të hedhë e ngrejë një emër apo kandidaturë.

Edi Rama, që vë në rresht partinë e tij dhe komplekson partinë e Berishës. Që mpreh shpesh lapsat dhe kamerat e medias. Risia e këtij procesi kësaj radhe, është se edhe nëse kandidati do jetë një emër mbi palët, sigurisht nuk do të jetë një emër që do t’i bëjë hije, Edi Ramës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA