Ukraina po përpiqet me çdo mënyrë të rikthejë eksportet e drithërave nga Deti i Zi, e për këtë arsye, është duke punuar edhe me partnerët ndërkombëtarë pohoi tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Oleg Nikolenko.
Rusia ka marrë nën kontroll disa prej porteve më të mëdha detare të vendit fëinj dhe marina e saj tani kontrollon rrugët kryesore të transportit në këtë det. Ajo ka bllokuar dërgesat nga Ukraina, prodhuese e rëndësishme e drithit në botë, duke thelluar kështu krizën globale të ushqimit.
“U bëjmë thirrje shteteve, të cilat mund të preken më shumë nga kriza e ushqimit për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës, të përdorin kontaktet e tyre me Moskën dhe ta detyrojnë atë që të heqë bllokadën nga portet ukrainase dhe t’i japë fund luftës.”- tha Oleg Nikolenko
Dy ditë më parë, edhe shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje për bisedime për zhbllokimin e eksporteve të grurit që janë bllokuar në Ukrainë si rezultat i një bllokade detare ruse. Javën e kaluar Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, akuzoi Rusinë se po e përdor ushqimin si armë duke mbajtur furnizimet “peng” jo vetëm për ukrainasit, por edhe për miliona njerëz në mbarë botën. Rusia dhe Ukraina së bashku sigurojnë gati një të tretën e furnizimeve globale të dritharave dhe vajit të lulediellit.
Top Channel