Krishnakumar Kunnath, një yll i industrisë indiane të spektaklit ‘Bollywood’ nisi të ankohej se ndjehej ftohtë e sëmurë, para se të shembej në skenë.
Kunnath ka vdekur nga një atak kardiak i dyshuar në moshën 53 vjeçare, pas një koncerti të enjten, duke bërë që ndaj tij të vinte një valë e gjerë homazhesh.
“Këngët e tij përfshinin një rang të gjerë emocionesh, pasi mud të lidhej me të gjitha grupmoshash,” shkruante në rrjetet sociale kryeministri i vendit Modi.
Kunnath u ndje sëmurë teksa performonte gjatë një koncerti në Kalkuta, sipas të përditshmes vendase Times of India. Pas performancës ai kishte thenë se djehej shumë ftohtë dhe dëshironte të kthehej në hotel, shkruan The Guardian.
Por ai u dërgua me urgjencë në një spital nga hoteli në Kalkuta pasi humbi ndjenjat rreth orës 10:30 të mbrëmjes.
I lindur në Delhi në 1968, këngëtari i disa dimensioneve këndonte mes të tjerash në gjuhët Hindi, Tamil, Telugu, Kannada, Malayalam, Marathi e Bengali.
Kunnath kishte nisur karrierën e tij në vitet 1990-të me regjistrime këngësh që luheshin në filmat indianë dhe interpretoheshin nga aktorët e ekranit.
Ai më pas publikoi dy albume, Pal në vitet 1999 dhe Humsafar në 2008.
Këngëtari lë pas gruan, një djalë dhe një vajzë.
Top Channel