Zyrtare/ Ish-sulmuesi rikthehet te Partizani, prezantohet si drejtori i ri sportiv

01/06/2022 14:28

Partizani me drejtor të ri sportiv. “Demat” kanë lajmëruar ditën e sotme afrimin e Elton Marinit në detyrën e re, i cili u prezantua nga presidenti Gazment Demi.

47-vjeçari ka luajtur tre sezone si sulmues me Partizanin (1995-1998).

Marini prej kohësh kryente rolin e menaxherit të lojtarëve, teksa është ai që solli Caleb Ekuban te Partizani në verën e vitit 2016, një nga sulmuesit më të mirë që ka luajtur në Superiore.

FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Elton Marinin i cili është zyrtarisht Drejtori Sportiv i të kuqve. Marini është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe menjëherë do të nis detyrën e re në shërbim të skuadrës. Ish lojtari i Partizanit dhe menaxher i suksesshëm Elton Marini rikthehet të jetë pjesë e familjes së kuqe tashmë në postin e Drejtorit Sportiv.

Falë bashkëpunimit të hershëm me Elton Marinin pjesë e Partizanit ka qenë sulmuesi i njohur Caleb Ekuban, dhe aktualisht sulmuesi Xhuliano Skuka. Me 16-të herë kampionët e Shqipërisë si lojtar Marini është aktivizuar përgjatë viteve 1995,1996, 1997 dhe 1998”, shkruan klubi kryeqytetas./ SUPER SPORT

Top Channel