Veseli: Mbrojtja e fortë të jep fitoren, do japim 200% për vendin e parë

01/06/2022 12:56

Frederic Veseli është rikthyer në kombëtare. Te Salernitana në Itali gjërat nuk kanë shkuar mirë për të, ndikuar edhe nga shqetësimet fizike.

Islanda? E kemi përgatitur mirë, jemi stërvitur intensivisht. Synimi është të vazhdojmë një seri me rezultate të mira, pse jo të fitojmë kundër Islandës”.

Konkurrenca? Është e vështirë, pasi kemi një mbrojtje me lojtarë shumë të fortë, me ekspertë. Secili prej nesh luan në kampionate të forta. Kur vjen në kombëtare do të thotë që vlen. Vendos trajneri se kush luan, të gjithë janë të aftë të luajnë nga fillimi ose nëse është nevoja të luajmë më pas”.

“Kemi punuar shumë nga ana mentale gjatë këtyre ditëve. Kemi një harmoni të mirë mes nesh dhe shpresoj që kjo të na  çojë sa më lart”.

Përballja me Islandën dhe Izraelin edhe në të shkuarën? Kemi bërë disa gabime në të shkuarën me ta. Duhet t’i përdorim gabimet për t’u përmirësuar dhe pse jo t’i fitojmë ndeshjet e radhës me ta. Jemi në nivelin e duhur, në grupin B. Pse të mos synojmë të shkojmë në grupin A. I kemi bërë disa gjëra të bukura me kombëtaren vitet e fundit. Një hap përpara do ishte gjëja më e bukur”.

Vendi i parë? Për mendimin tim jemi favoritë, por varet çfarë mendojnë edhe skuadrat e tjera. Kemi vullnetin për të fituar, 200 %, të japim maksimumin për t’u ngjitur në Ligën A ku ka kundërshtarë shumë më të fortë. Edhe si eksperiencë personale si lojtarë, por edhe për grupin e tifozët, do ishte diçka e bukur të luanim ndaj disa kundërshtarëve shumë të fortë”.

Shumë shqiptarë në kampionatin italian? Normalisht ndihmon. Atje luajnë mbrojtës me famë dhe kualitet. Mbrojtja duhet të jetë e fortë që të fitosh. Nëse nuk ke, nuk fiton. Nëse nga mbrapa e bëjmë punën tonë, varet nga Vrioni e të tjerët që të shënojnë gol“./ Super Sport

Top Channel