Klauzola e veçantë e lejon të largohet, Mario Goetze afër transferimit në Portugali

01/06/2022 10:18

Benfika është shumë afër një goditjeje të dyfishtë në merkato. Mario Goetze dhe David Neres janë dy objektivat e “Shqiponjave të Lisbonës”.

Fantazisti gjerman është pjesë e PSV-së deri në vitin 2024, por sezonin e ardhshëm mund ta shohim në kampionatin portugez.

Bild raporton se në akordin e 29-vjeçarit me klubin holandez ekziston klauzola e largimit dy vite përpara fundit të kontratës. Ndërkohë, Benfika po tenton edhe brazilianin e Shakhtar Donetsk.

Ish-sulmuesi i Ajaksit kërkohej dhe nga Juventusi, por Benfika ka gati 14 milionë eurot që kërkon klubi ukrainas dhe është afër arritjes së akordit zyrtar për transferimin e sulmuesit të djathtë në Lisbonë./supersport

Top Channel