Policia Rrugore e Elbasanit ka vijuar punën për kapjen dhe ndëshkimin e personave që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugorë.
Pas kontrolleve me radarë dhe dragera janë konstatuar shkelje të cilat kanë sjellë dhjetëra heqje patentash e qindra ndëshkime.
Gjatë një jave janë kapur dhe proceduar penalisht katër drejtues mjetesh, të cilët kanë shkelur rregullat rrugore.
Gjithashtu janë pezulluar 38 leje drejtimi, nga të cilat 14 prej tyre për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 24 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë vendosur edhe 1234 masa administrative, të ndara si më poshtë:
– 52 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 24 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 13 masa për përdorimin e aparatit celular;
– 368 masa për parakalime të gabuara;
– 35 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
– 20 masa për tejkalim shpejtësie;
– 3 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
– 719 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Top Channel