Dikush e quajti “Dita kur ranë maskat”, dikush “Dita e lirisë”, pasi për herë të parë pas 594 ditësh në gjithë Greqinë u hoqën maskat që mbaheshin në mënyrë të detyruar në ambientet e brendshme, si një masë kundër Covid 19.
Të paktën deri në datën 15 shtator qytetarët do të mund të hyjnë pa to në të gjitha zyrat e shërbimit publik, supermarkete , dyqane të ndryshme, qendra tregtare etj, pa rrezikun e marrjes së një gjobe.
Përjashtim bëjnë objektet e kujdesit shëndetësor,spitale,klinika apo dhe institutet e kujdesit të të moshuarve, si dhe mjetet e transportit publik urban (metro, trenat elektrikë në Athinë, autobusët dhe tramvajet ku duhet të mbahet maska.
Ndërsa në autobusët e transportit publik ndërmjet qyteteve, ku vendet e pasagjerëve janë të numëruara, si edhe në transportin ajror përdorimi i maskës nuk kërkohet më.
Sa u përket shkollave edhe aty nxënësit dhe studentët mund të ndjekin mësimet pa maskë,por ajo do të kërkohet vetëm gjatë provimeve të sezonit shkollor. I detyrueshëm për momentin mbetet përdorimi i saj në udhëtimet me anije, deri në një rekomandim të ri.
Gjithsesi specialistët këshillojnë që në ambientet e brendshme ku ka shumë njerëz sidomos mosha e tretë duhet ta mbajë maskën.
Me një numër të lartë humbjesh jete prej 29.857 personash nga fillimi i pandemisë, për herë të parë pas gati 11 muajsh, Greqia regjistroi në 24 orët e fundit më pak se 10 vdekje nga covid- 19, 4026 infektime të reja, ndërsa numri i të intubuarve është ulur në 130.
Top Channel