Votimi për Kryesinë e re të Partisë Demokratike që drejtohet nga Sali Berisha u njollos nga nga vetë demokratët që u rreshtuan të parët në foltoret  e doktorit.  

Ajo që  guxoi  të flasë publikisht  me zë dhe  figurë ishte  anëtarja e sapo zgjedhur e Kryesisë Edit Harxhi, e cila hodhi hije te forta  dyshmi per procesin  zgjedhor te organizuar nga  PD e Rithemeluar.

Edith Harxhi:Numërimi ka qenë i hapur, por para votimit ka pasur lobime dhe orientim të votës, që disa prej tyre rezultuan fitues me shumë vota. Jam e lumtur që jam fituese, por ishte votë e pastër se unë nuk kam bërë lobim. Kam një ngërc brenda vetes sepse mendoj se lobimi në atë formë siç doli rezultati në fund fare, mund të ketë influencuar votën e lirë. Nuk e kam për emra specific. Nuk e kam për Inën specifikisht.

Vetë Ina Zhupa e cila me 8 janar ishte përballë foltores, por më zgjedhjet e saj ne Kryesi bëri  kalimin zyrtar nga kampi i Bashës në atë të Berishës u distancua publikisht nga akuzat për manipulim.

Ina Zhupa: Sa i takon ndryshmit tim keni harruar një date te rëndësishme brenda janarit dhe qershorit qe është data  Mars, aty ku ku qëndron shumica.  Nuk kam pasur arsye të besoj se ka pasur lobim  apo orientim për mua.

Ajo e cila prej dy ditësh flet për lobim dhe orientim të votës  është  ambasadorja e pashpallur e Donald Trump pranë foltores. Akuzave te saj Evi Kokalari i vuri një emër: Belind Këllicit, anëtari i  Kryesisë që arriti  të grumbullojë me shumë vota duke  lënë pas në këtë  garë Flamur Nokën. Ky i fundit një ndër  emrat  me potencial për Sekretar të Përgjithshëm të Partisë Demokratike.

Por, orientimi i votës duket se  se nuk ka ndodhur vetëm për anëtarët e Kryesisë. Belind Këllici vihet nën akuzë se ka përdorur të njëjtën skemë edhe  për anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar. Si provë u publikua një liste  me numra qe pretendohet se ka qarkulluar ne Kuvendin e 30 Prillit. Pas fjalëkryqit  me numra u zbuluan se fshihen emra,  shumica te rinj te forumit rinor.

E gjithë kjo ndodh ne prag te zgjedhjeve që parashikohen te ndodhe ne fundjave për dy nënkryetarët e rinj te partisë dhe sekretarin  e përgjithshëm. Enigma e madhe do zgjidhet pasi te zbulohen kandidatet e Berishës për numrin dy te partisë, por e gjithë skema duket se e ka një qëllim: ti heq vota atij që paraqet rrezik fitoreje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA