Ministria ruse e mbrojtjes publikonte sot pamje të një anijeje transportuese që dilte nga porti i Mariupol drejt detit Azov.
Një lider separatist pro-rus tha se ishte anija e parë që lundronte nga porti ukrainas drejt Rusisë që prej rënies së tij në kontroll të forcave ruse.
“2,500 ton bobina fletësh metali kanë dalë nga porti i Mariupol, për të lundruar drejt Rostov,”tha Denis Pushilin, lideri separatist në Donetsk.
“Kjo qendër transporti është shumë e rëndësishme për rajonin e Donbas. Është porti më i madh në detin Azov dhe i vetmi ku trajtohen të gjitha llojet e ngarkesave”, tha ai.
Porti i Mariupol ishte i dyti më i rëndësishëm në Ukrainë pas atij të Odessa në Detin e Zi, para nisjes së ofensivës ruse më 24 shkurt.
Rusia tha javës që shkoi se porti po riniste operacionet pas procesit të çminimit ne një hapësirë prej 1.5 milionë metër katrorë, dhe riparimeve në mole.
Pas disa javë rrethimi që solli shkatërrime të rënda në qytet, forcat ruse këtë muaj morën kontrollin e Mariupol, pas dorëzimit të ushtarëve ukrainas të fshehur në impjantin e çelikut Azovstal.
Top Channel