Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Me Lukakun dhe Timo Werner që kanë bërë gati valixhet për t’u larguar pronari i ri i Chelsea-t do të duhet të hidhet menjëherë në merkaton për të afruar sulmues, teksa emri i parë në listën e Thomas Tuchel është Christofer Nkunku.
Sulmuesi 24-vjeçar ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Leipzig, duke shënuar 20 gola dhe asistuar 15 të tjerë në Bundesligë, teksa klubi gjerman është gati ta shesë kartonin e tij për një shifër prej 55-60 milionë eurosh.
Vetë Nkunku është rritur te Paris Saint Germain dhe do të dëshironte një rikthim në Francë, por rinovimi i Mbappesë i ka mbyllur hapësirat dhe një transferim te Chelsea do të ishte i mirëpritur.
Në ditët e ardhshme pritet që drejtuesit e Chelsea-t të paraqiten me një ofertë zyrtare në klubin e Leipzig, teksa paratë për blerjen e tij mund të vijnë po nga Bundesliga, pasi Bayerni i Mynihut ka shfaqur interes për të marrë kartonin e Werner./ SuperSport
Top Channel