Për të parandaluar aksidentet rrugore, makina inteligjente dhe radarët automatikë kanë monitoruar qarkullimin e automjeteve në Rrugën e Kombit, në të dy senset e lëvizjes.
Gjatë fundjavës, në Rrugën e Kombit janë skanuar nga makina inteligjente, shpejtësi që varionin nga 138 km/h deri në 170 km/h.
Si rezultat, policia thotë se janë pezulluar 106 leje drejtimi të drejtuesve të automjeteve me targa shqiptare, si dhe janë vendosur 131 masa administrative, me vlerë 40.000 lekë të rinj, për drejtues të automjeteve me targa kosovare.
Po ashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 243 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 125 km/h deri në 133 km/h.
24 drejtues mjetesh janë gjobitur me 10.000 lekë të rinj secili, 24 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara në kthesa, me rrezikshmëri për përfshirje në ngjarje rrugore.
Top Channel