Messi: Italia do ishte favorite në Katar nëse kualifikohej, më vjen keq për dy persona

30/05/2022 20:59

Italia dhe Argjentina do të përballen mes tyre më 1 qershor në “Wembley” (Supersport 2, 20:45), sfidë e vlefshme për superfinalen mes kampionëve të Europës dhe Amerikës Latine.

Leo Messi, ylli dhe kapiteni i kombëtares “albiceleste” ka prekur disa tema për TyC Sports, duke mos i kursyer fjalët e mira për skuadrën e Roberto Mancinit, që nuk do të marrë pjesë në Botërorin e Katarit.

Është e sigurt që Italia do të ishte një nga ekipet favorite për fitimin e Kupës së Botës. Nëse do të ishte e pranishme në short, askush nuk do të kishte dashur të përballej me Italinë.

Është çmenduri që fituan Europianin por nuk u kualifikuan në Botëror. Mëkat! Kam shokë dhe miq të mirë tek Italia, janë Verratti dhe Donnarumma, dy njerëz të shkëlqyer me të cilët kam një raport shumë të mirë.

Të dy më kanë ndihmuar shumë që prej momentit që ika te PSG, sidomos Verratti. Më vjen shumë keq që ata nuk do të luajnë në Botërorin e Katarit.

Sfida ndaj tyre është një test i mirë për ne, që të vazhdojmë të rritemi e përmirësohemi, për të mbërritur sa më mirë në ndeshjen e parë në Botëror, fitimi i së cilës është objektivi ynë i parë.

Dueli? Është një kompeticion zyrtar, i miratuar nga FIFA, një kupë më shumë për ne dhe duam ta fitojmë që ky grup të shtojë një tjetër kupë për lumturinë personale, për grupin dhe gjithashtu për popullin argjentinas“, theksoi Messi.

Top Channel