Lojërat Olimpike/ Sportisti kosovar kampion bote, stërvitet për hedhjen e gjyles

30/05/2022 12:25

Në hapësirën e improvizuar prapa shtëpisë së tij, Kampioni i Evropës në sportin e hedhjes së gjyles po stërvitet për Lojërat Olimpike.

19 vjeçari Muhamet Ramadani që tashmë ka kaluar në kategorinë e seniorëve synon që brenda pak viteve të arrijë normën për kualifikim në këto gara.

Por të riut mitrovicas po i vështirësohen përgatitjet për shkak të mungesës së një hapësire adekuate për stërvitje.

Ramnadani ka dërguar në Ministrinë e Kulturës një plan për një sallë që do t’i ofronte komoditetin e duhur për përgatitjet e tij e po pret që sa më shpejt të fillojë implementimi i tij.

Përkundër këtyre vështirësive ai ka arritur suksese të shumta.

Muhamet Ramadani këtë vit do të marrë pjesë edhe në Kampionatin Ballkanik e vitin e ardhshëm pret të përfaqësojë Kosovën edhe në gara evropiane.

Top Channel