I mposhti Nottinghami, tifozët e Huddersfieldit shpërthejnë ndaj gjyqtarit: Më i keqi i historisë!

30/05/2022 16:45

Rikthimi i Nottigham Forest në Premier League është pa dyshim një nga historitë romantike të fundjavës së futbollit. Mirëpo kjo arritje e klubit historik anglez nuk është pranuar nga tifozët e Huddersfieldit, kundërshtari i Forestit në finalen e playoff-it.

Në rrjetet sociale, në fakt, ka reagim të ashpër nga mbështetësit e Huddersfieldit, që pretendojnë se skuadrës së tyre nuk i akorduar dy 11-metërsh të pastër.

Episodet që u referohen tifozët ndodhën në pjesën e dytë: në rastin e parë arbitri Moss i dha një karton të verdhë për simulim Toffolo-s, pavarësisht se dallohet qartë ndërhyrja e parregullt e Colback, ndërsa në rastin e dytë (rast edhe më i bujshëm) gjyqtari injoroi goditjen e Lowe në pulpën e O’Brien.

Sistemi VAR i konfirmoi të dy vendimet e dyshimta të kryesorit Moss, sjellja e të cilit është përshkruar si “absurde” nga tifozët e Huddersfieldit. Polemikat kanë shpërthyer veçanërisht në Twitter, me postime indinjuese njëra pas tjetrës.

“Jon Moss është një nga gjyqtarët më të këqij në historinë e futbollit”.

“Ne jemi grabitur”

“Duhet të nisë një hetim”

“VAR tronditës”

Në Angli kemi parë shpesh që sistemi VAR të mos ndërhyjë shumë në vendimet e arbitrit, por ndoshta këtë herë mund të bëhet një përjashtim, pasi vërtet rastet janë shumë të dyshimta./ SuperSport

FOTO GALERI
1/1

Top Channel