Finalja e Kupës së Shqipërisë! Vllaznia dhe Laçi përballen të martën në “Air Albania”

30/05/2022 15:41

Vllaznia dhe Laçi do të luajnë së bashku të martën në “Air Albania Stadium” finalen e Kupës së Shqipërisë trofeu i fundit i këtij sezoni që për të dyja ekipet ka domethënie të ndryshme në aspektin e obejtkivave sezonal.

Laci në këtë sezon ka mbyllur kampionatin në vendin e dytë një pozicion historik për kurbinasit që asnjëherë më parë nuk kanë patur statusin e nënkampiones së vendit.

Mirel Josa sot trajner i Vllaznisë pak kohë më parë drejtonte Lacin, a është ky një avantazh i më i madh njohjeje për Duron apo thjesht një ndeshje edhe revanzhi për Josën?

12 vite më parë Duro drejtonte Besën e kavajës dhe ndodhej në të njëjta pozita, në vendin e dytë, përballë Vllaznisë që i duhej trofeu për të mos u konsideruar sezon i dështuar.

Ndërkohë Mirel Josa në prag të kësaj ndeshjeje që vlen sa i gjithë sezoni për shkodranët të ciltë kanë shansin e fundit për një biletë europiane.

Në fund trajneri kryeqytetas i shkodranëve ka edhe një thirrje për tifozët.

 

Top Channel