“Epoka te Bayerni përfundoi”, Oliver Kahn i përgjigjet Lewandowskit: Deklaratë absurde

30/05/2022 20:52

“Epoka ime te Bayerni ka përfunduar. Nuk shoh më asnjë shans për të luajtur për këtë klub. Bayerni është një klub serioz, transferimi është zgjidhja më e mirë, shpresoj se nuk do të më bllokojnë”, deklaroi Robert Lewandowski nga grumbullimi me kombëtaren polake.

Në Spanjë theksojnë se 33-vjeçari ka arritur akordin me klubin katalanas, që është gati të paguajë 40 milionë euro për kartonin e tij. Në lidhje me prononcimin e fundit të Lewandowskit ka reaguar edhe Oliver Kahn.

CEO i Bayernit foli shkurtimisht për Sport 1, duke i dhënë një mesazh sulmuesit polak. “Nuk mund t’ju them pse Robert zgjodhi këtë mënyrë për të komunikuar situatën e tij. Deklarata të tilla publike nuk të çojnë askund.

Robert duhet ta dijë realisht vlerën që ka pasur te Bayerni, vlerësimi nuk është një rrugë me një drejtim të vetëm”, deklaroi ish-portieri i famshëm./ SuperSport

Top Channel