Totti rikthehet te Roma? Bisedimet u zhvilluan në Tiranë, ja roli që do të ketë

29/05/2022 15:54

Pas fitores së trofeut të parë të Conference League, në finalen ndaj Feyenoord, në të cilën “verdhekuqtë” triumfuan me rezultatin 1-0 në Tiranë, së fundmi po raportohet për rikthimin e legjendës së këtij klubi, Francesco Totti-t.

Më tej shtohet se afrimi në klub i një figure po aq karizmatike dhe të dëshiruar siç është edhe Mourinho, do të kthente besimin te Roma.

Nëse do të rikthehej te Roma, Totti do të kishte të njëjtin rol si Paolo Maldini te Milani apo Javier Zanetti te Inter, dhe kjo do u pëlqente shumë tifozëve “verdhekuq”, duke ditur se sa shumë e duan ata Tottin./ SuperSport

Top Channel