Reali fitoi trofeun e 14-të të Champions League, mamaja e Mbappes: Ja pse qëndroi te PSG-ja

29/05/2022 13:28

Mamaja e Kylian Mbape, Fayza Lamari, pëlqeu një postim në “Twitter” të gazetarit të “L’Equipe”, Herve Penot, i cili tha pas mbarimit të finales së Champions League, e cila u fituar nga Real Madridi me rezultatin 0-1 ndaj Liverpool, se është pikërisht kjo arsyeja pse francezi zgjodhi të qëndrojë te Paris Saint-Germain.

“Kjo është arsyeja pse Mbappe vendosi që të qëndrojë te PSG-ja. Çfarë vlere do të kishte po të shkonte në një skuadër kampione si në Spanjë ashtu edhe në Europë? Asnjë. Është e pamundur të bëjë më mirë apo të shënosh 70 gola. Në Paris ai mund të bëjë histori.”-shkruan gazetari.

Me pëlqimin e këtij postimi nëna e sulmuesit lë të kuptohet se arsyeja pse djali i saj vendosi të qëndronte në klubin francez në vend që t’i bashkohej Real Madridit, është mundësia për të bërë histori në ekipin e qytetit të tij, i cili nuk e ka fituar kurrë trofeun e Champions League, duke pasur parasysh se do të ishte një arritje më e madhe sesa të fitonte trofeun e 14-të me Realin.

Top Channel