“Mbappe nuk ekziston”, fjalimi i presidentit Perez pas triumfit në Paris

29/05/2022 19:20

Real Madrid përfundoi në mënyrë të mrekullueshme një sezon të jashtëzakonshëm. Në Paris u fitua trofeu i Champions League për herë të 14-të në histori, duke vazhduar dominimi në turneun e më të mirëve.

Në fjalën e kreut të Real Madrid nuk mungoi Kylian Mbappe, i cili në momentet e fundit refuzoi transferimin në “Santiago Bernabeu” për të vijuar rrugëtimin te PSG.

Kylian Mbappe nuk ekziston në këto momente, ai është harruar. Kemi bërë një sezon perfekt dhe do të vazhdojmë të punojmë për të afruar lojtarët më të mire”, ishin fjalët e Perez. Djemtë e Ancelottit fituan trofeun e tretë sezonal pas Superkupës së Spanjës dhe titullit kampion./ SuperSport

Top Channel