“Liverpool është skuadra më e mirë në Europë”, përplasja mes Rio Ferdinand dhe Michael Owen në finalen e Champions League

29/05/2022 15:41

Finalja e UEFA Champions League nuk prezanton vetëm rivalitet në fushën e lojës, por edhe në studio televizive.

Sfida midis Real Madrid dhe Liverpool zgjoi kureshtjen e çdo njeriu në planet dhe në fund spanjollët triumfuan duke koleksionuar trofen e 14-të në histori.

Pas ndeshjes, Rio Ferdinand dhe Michael Owen ishin protagonistët absolutë. Ishi i Liverpool dhe Real Madrid, Owen deklaroi pas ndeshjes se pavarësisht humbjes në finale, skuadra e Klopp mbetet më e mira në Evropë.

Një deklaratë e cila ka irrituar në maksimum ishin e Manchester United, Ferdinand i cili u përgjigj: “Nuk e kuptoj. Sinqerisht nuk e kuptoj. Si mund të thuash se ata janë ekipi më i mirë në Evropë?! Ata sapo humbën ligën (Premier League) ndaj Manchester City dhe tani finalen e Champions League përballë Real-it. Si mund të jenë më të mirët në Evropë?”/ SuperSport

 

Top Channel