Kupa e Afrikës, Botërori, Premier League dhe Championsi, Salah, ky humbës i madh

29/05/2022 10:36

Në mbrëmjen e madhe të Parisit, Reali i Madridit u shpall kampion i Evropës për herë të katërmbëdhjetë në historinë e tij, duke mposhtur 1-0 Liverpoolin falë golit të Vinicius.

Liverpooli mbeti “thatë”, pa mundur të hakmerret për disfatën e 2018-tës. Mbeti “thatë”, mbi të gjithë, Mohamed Salah, që e priste me padurim sfidën e revanshit. Në “Stade de France”, në fakt, përfundoi sezoni i “makthit” për sulmuesin egjiptian.

Viti 2022, në fakt, nisi në mënyrën më të keqe, pra me humbjen në finalen e Kupës së Afrikës, ku Egjipti i tij u detyrua të kapitullonte 4-2 në penallti përballë Senegalit.

Në mars erdhi zhgënjimi i radhës për “Faraonin” dështimi në play-off-in e Kupës së Botës, kundër Senegalit, sërish me penallti, që I hoqi mundësinë për të luajtur në Katar 2022.

Në mes erdhën sukseset përballë Chelsea-t, pas ruletës së penalltive në FA Cup dhe Carabao Cup, trofe të rëndësishëm, por ende shumë pak për një ekip që pretendonte të fitonte gjithçka.

Salah dhe shokët e tij te Liverpooli qëndruan në garë për titullin e Premier League-s deri në javën e fundit, por Manchester City nuk mundtë gabonte përballë publiku të vet ndaj Aston Villas, duke fituar 3-2 me përmbysje. Dhe në fund zhgënjimi i Parisit, Salah nuk ia doli të ngrite lart kupën e me veshë të mëdhenj dhe as të shijonte hakmarrjen ndaj Realit të Madridit.

Top Channel