Foto/ Trofeu i 14-të i Champions League, Barcelona uron Real Madrid-in

29/05/2022 14:53

Mbrëmjen e kaluar Real Madrid triumfoi në Champions League përballë Liverpool, duke koleksionuar trofeun e 14-të në histori, si askush tjetër. Madrilenët dominuan edhe në La Liga këtë sezon duke fituar titullin kampion.

Pas trofeut të 14-të në tokën europiane, Real Madrid ka marrë edhe një urim special nga rivalët e përjetshëm, Barcelona.

Ekipi katalanas duartrokiti në rrjetet e tyre sociale suksesin e Real Madrid në kompeticionin më të lartë kontinental.

“Urime Real Madridit për titullin e Champions League të arritur (sonte) në Stade de France”, – ishte mesazhi i klubit katalanas.

Top Channel