“Uroj të riktheheni në majë”/ Skënderbeu humbet një tjetër titullar, ka ofertë nga Kosova

28/05/2022 13:57

Tjetër largimin nga Skënderbeu. Ekipi korçar nuk ia doli të evitojë rrëzimin nga Superiorja dhe sezonin e ardhshëm do të garojë në Kategorinë e Parë.

Bashkëpunimi im me klubin e Skënderbeut mbyllet sot. Falënderoj drejtuesit dhe stafin për besimin. Uroj që të riktheheni sa më shpejt në majën e futbollit shqiptar”, shkruan qendërmbrojtësi.

25-vjeçari nga Elbasani luajti gjashtë muaj në Korçë, aty ku u transferua nga Partizani në merkaton e janarit. Shehi luajti 15 ndeshje në kampionat me Skënderbeun, sfida gjatë së cilave u ndëshkua tre herë me karton të verdhë.

Lojtari shtatlartë ka marrë një ofertë nga klubi i Gjilanit dhe pritet të jetë lojtari i radhës nga Abissnet Superiore që transferohet në elitën e futbollit dardan.

Top Channel