Përfundon shitja e Chelsea-t, ja kur do marrë drejtimin pronari i ri

28/05/2022 18:51

Chelsea ka arritur një marrëveshje përfundimtare për t’ja shitur klubin Todd Boehly-t. Londinezët konfirmuan në një deklaratë se klubi do të kalojë në pronësi të amerikanit të hënën.

Tanimë, Chelsea do të punojë me qeveritë përkatëse për të siguruar licencat e nevojshme për të përfunduar blerjen. Blerja mbetet subjekt i qeverisë që lëshon licencën e kërkuar të shitjes dhe përfundimin e kënaqshëm të fazave përfundimtare të transaksionit. Kjo mori dritën jeshile nga Downing Street në javën e kaluar. Afati i blerjes së aksioneve është deri më 31 maj, në mënyrë që Chelsea të marrë miratimin edhe nga Federata Angleze për të luajtur në Champions League në sezonin e ardhshëm.

Konfirmimi i Boehlyt në krye të klubit, do t’i japë fund zyrtarisht hegjemonisë së Abramovich, i cili revolucionarizoi Chelsean-n, duke formuar një sistem të suksesshëm që i pa “Blutë” të afirmoheshin si një nga forcat kryesore në Angli dhe në Evropë, me fitimin e pesë titujve kampionë dhe me koleksionimin e dy trofeve të Champions League (2012, 2021).

Maniati rus u detyrua të shiste klubin pas sanksioneve të ashpra financiare ndaj tij nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Qeveria britanike ngriu të gjitha asetet e Abramovich, duke përfshirë Chelsea-n, për shkak të lidhjeve të tij me presidentin rus Vladimir Putin. Si rezultat, Boehly mundi në garën për nr. 1 të Chelsea-t, partnerët Stephen Pagliuca dhe Sir Martin Broughton, por mposhti edhe një ofertë prej 4.25 miliardë paund nga njeriu më i pasur i Britanisë, Sir Jim Ratcliffe.

Grupi i Boehly zbuloi se një total prej 2.5 miliardë paundësh janë aplikuar për blerjen e aksioneve të klubit dhe të ardhurat e tilla do të depozitohen në një llogari bankare të ngrirë në Mbretërinë e Bashkuar me synimin për të dhuruar 100 për qind për qëllime bamirësie, siç konfirmohet edhe nga Roman Abramovich.

Dhe 1.75 miliardë funte të tjera do të shpenzohen për investime të mëtejshme për klubin. Kjo përfshin edhe reformimin e stadiumit Stamford Bridge, organizimin e akademisë, ekipin e femrave dhe financimin e  vazhdueshëm dhe të pakushtëzuar ndaj Chelsea, në mënyrë që Blutë të mbeten një nga skuadrat më kompetitive në ishull dhe në kontinentin e vjetër./ Super Sport

Top Channel