Nuk blihet nga Juventus, Morata drejt rikthimit në Premier League

28/05/2022 20:40

Arsenali e mbylli sezonin në vendin e pestë dhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e UEFA Europa League.

Kontrata e spanjollit përfund në qershor të vitit 2023 me Atletico Madrid, por dy sezonet e fundit i kaloi në Torino me Juventusin. Sulmuesi i cili sheh të ardhmen larg Torinos dhe Madridit është në kërkim të një skuadre të re dhe destinacioni i ri mund të jetë Arsenali.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se londinezët janë të gatshëm të ofrojnë 25 deri në 30 milionë euro, një shifër që bind madrilenët. Pikërisht një shifër e tillë nxori nga gara torinezët, të cilët nuk ishin të gatshëm të investonin shifra të tilla për spanjollin.

Alvaro Morata, në sezonin që sapo përfundoi zhvilloi 48 ndeshje dhe 12 gola me Juventusin dhe 29-vjeçari shihet si njeriu i duhur për sulmin e Arteta-s. Për sulmuesin, nëse operacioni kryhet me sukses do të ishte një rikthim në “ishull”, pasi në dy sezone, 2017-2019 ishte pjesë e Chelsea-t.

Sulmuesi kërkon një skuadër që të ketë hapësira, pasi kërkon të jetë në gjendje të mirë fizike përpara Kupës së Botës dhe Arsenal është i gatshëm ta mirëpres./ SUPER SPORT

Top Channel