Një trajner kampion për Kukësin, prezantimi të hënën

28/05/2022 17:50

Pas ndarjes nga Diego Longo, klubi i Kukësit ka gjetur menjëherë trajnerin e ri dhe ai është Skënder Gega.

Burime për “Supersport.al” bëjnë me dije se Gega do të marrë drejtimin e “verilindorëve” për sezonin e ardhshëm, mes palëve marrëveshja është arritur, ndërsa tashmë mungon vetëm zyrtarizimi i klubit. Trajneri do të prezantohet nga klubi ditën e hënë në stadiumin “Kukës Arena”.

Gega ka qenë në krye të Kukësit edhe në 2020-ën, duke bërë kështu një rikthim te verilindorët. Eksperienca e tij e fundit në kampionatin shqiptar, ishte gjatë këtij sezoni kur mori për pak javë drejtimin e Skënderbeut.

Ndërsa periudha më e mirë e 58-vjeçarit në Superiore ishte sezoni 2018-2019, kur fitoi titullin kampion me Partizanin./ Super Sport

Top Channel