Mourinho “nxjerr autobusin nga parkimi” dhe shëtit në qendrën stërvitore

28/05/2022 17:30

I njohur për frazën e tij “parkoni autobusin” sa i përket mbrojtjes në fushën e lojë, Mourinho duket se kur bëhet fjalë për të drejtuar një autobus të vërtetë nuk është aq i zoti.

Tekniku ka drejtuar autobusin e skuadrës së Romës përpara se të nisnin paradën, pas fitores së trofeut të Conference League ndaj Feyenoord me rezultatin 1-0  në “Air Albania”, ndërkohë që skuadra po festonte.

Ndërsa ishte duke ngarë autobusin portugezi për pak e përplasi me një makinë policie, por ia doli që ta ndalte në momentin e fundit, gjë që u prit me brohorima nga ekipi.

Më pas Mourinho u përpoq shumë që ta parkonte, për t’ja lënë më pas drejtimit shoferit të vërtetë, nëse mund të quhet parkim, pasi ai thjesht e ndali mjetin në mes të rrugës.

Ky moment ka bërë xhiron e rrjetit,ndërsa të shumtë kanë qenë ata që kanë gëzuar me teknikun./ Super Sport

Top Channel