Mblidhet asambleja e KOKSH, votohen disa ndryshime në statut

28/05/2022 15:37

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptarë ka zhvilluar asamblenë e përgjithshme të zakonshme ku ka patur një sërë cështjesh të për të votuar. Mes tyre ndër më kryesoret ishin disa ndryshime të statutit, ngritja e KAS-it shqiptarë, gjykata e arbitrazhit sportiv si dhe plotësimi i disa vendeve vakante në komitetin ekzekutiv.

Pikërisht ndryshimet në statut, raporti i auditimit dhe mënyra e ngritjes së KAS-it kanë qenë dhe pikat e disktueshme në sallë nga përfaqësuesi i Federatës Shqiptare të Futbollti që ishte kryetari i ri i i komitetit ekzekutiv Envi Icka. Por problemet me pagesat dhe dokumentacioni e kthyen të gjithë asamblenë kundër tij për çështjet që kërkoi të shtronte. Në këtë situatë Icka doli nga salla duke sqaruar pozicionin e institucionit që përfaqësonte.

“Është e vërtet që FSHF nuk i ka paguar kuotizacionet por sic e përmendi edhe audituesja në sallë ka edhe federata të tjera në këtë situatë. Ndërkohë në sallë unë doja të diskutoja disa probleme që nuk janë vetëm në interes të Federatës Shqiptare të Futbollit, kanë interes për të gjithë organizatën, për të gjtihë KOKSH-in. Nuk mu lejua kjo gjë…dhe nuk dua të bëjë komente më tej.”– tha përfaqësuesi i FSHF në Asamblenë e KOKSH, Envi Icka

Megjithatë asambleja e sotme sipas rendit të ditës që sqaron presidenti i KOKSH Fidel Ylli nuk kishte asnjë pikë diskutimi por vetëm miratimi.

“Unë drejtoj një asamble por nuk vendos rregullat e saj. Ka disa rregulla që duhet t’i plotësojë cdo federatë, duhet të paguaj kuotizacionin, duhet të sjellë listën e aktiviteteve, duhet të sjellë edhe venidmin e gjykatës dhe akreditimin. Nëse një federatë këto nuk i sjellë nuk mund të ketë asnjë lloj shanci as për të diskutuar, aty brenda. Por aty ishte tendenca, vetëm për të krijuar një zhurmë që të thuash ca po ndodh aty. Nëdkrohë federata e futbollit ka patur 10 ditë kohë për të sjellë vrejtjet apo propozimet e saj.” tha presidenti i KOKSH Fidel Ylli.

Po cili ishte problemi sipas përfaqësuesit të FSHF me formën e ngritjes së KAS-it?

“Të merret një model i KAS-it të Lozanës dhe të adaptohet për sa është e mundur, kjo gjë nuk është bërë në rregulloren aktuale KAS-i i Lozanës ka dy trupa brenda, ka atë që quhet IKAS, që është institucioni që promovon atë që quhet Trupi i Gjykimit të Sportit, pra janë dy institucione të ndara. Ndërkohë duke u miratuar sot një trup që është njëkohësisht edhe institucion edhe gjykata bashkë, kjo nuk mund të jetë e pavarur.”- tha Envi Icka

“KAS-i do të jetë totalisht i pavarur, KAS-i duhet të ketë një seli nga qeveria, ministria apo bashkia që ku do ta ketë zyrën që mos jetë pranë kokshit komisioni i sportistit do të propozojë 4 kandidatura do të propozohen edhe 4 kandidatura nga asambleja e përgjithshme dhe pjesa tjetër do të jenë të pavarur në websit të KOKSH”- Fidel Ylli /

Ndërkohë pas përfundimit të kësaj situate debati të gjtha cështjet e shtruara për votim kaluan me miratimin e sallës.

Top Channel