Këshilltari i kryeministrit Edi Rama për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, Marc Ghorayeb ka premtuar kthimin e fëmijëve të mbetur në Siri.

“Përgëzoj vëllain tim më të dashur, ministrin Bledar Çuçi për operacionin e tij të suksesshëm dhe DG. Gledis Nano, cili tregoi super efikasitet në terren. Më shumë fëmijë në rrugën e tyre me operacione më të frytshme së bashku me gjeneralmajor Abbas Ibrahim dhe gjeneral Fawzi Chamoun”, shkruan në Twitter, Ghorayeb.

Ghorajeb ka qenë forca mbështetëse e tre operacioneve të para të riatdhesimit.

Kujtojmë se Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me partnerët amerikan në Siri, mundën të nxjerrin nga kampi Al Hol 13 shtetas shqiptarë, një ditë më parë.

Ky ishte operacioni i katërt që Shqipëria ndërmerr për të nxjerrë nga kampet e ferrit femijët dhe gratë shqiptarë të mbetur atje.

Tre operacionet e para nga Drejtoria e Antiterrorit kanë shërbyer në identifikimin e shtetasve shqiptare në këto kampe por riatdhesimi i menjëhershëm i të gjithëve është i pamundur.

Top Channel