“Kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen…”, djali i Hashim Thaçit ndan foton me kryeministrin Rama: Qëndroi në anën e së vërtetës për UÇK-në në Hagë

24/06/2026 13:38

Djali i Hashim Thaçi, ish drejtuesit të UÇK-së, ka ndarë një foto që shihet përkrah kryeministrit Edi Rama, të shoqëruar me një mesazh falënderimi për mbështetjen që i ka dhënë luftës së UÇK-së dhe ish-drejtuesve të saj që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Endrit Thaç e vlerësoi Ramën si një nga zërat më të fortë në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe të së vërtetës për Kosovën.

Ai shkruan se kryeministri shqiptar ka qëndruar në anën e së vërtetës edhe në momentet kur, sipas tij, shumë të tjerë kanë zgjedhur të heshtin.

“Një takim i veçantë me Kryeministrin e Shqiptarëve, Edi Ramën, i cili është ndër më të zëshmit në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe të vërtetës sonë në Hagë.

Kryeministër, faleminderit që qëndruat në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen”, shkruan Endrit Thaçi.

Top Channel