Automjeti përfshihet nga flakët në Llogara, motori i makinës në zjarr teksa ecte në rrugë/ Detajet e para Ndotja e pyllit te Semanit edhe këtë sezon veror duke ofruar një panoramë të pakëndshme në hyrje të plazhit.
Megjithë aksionet e pastrimit nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura dhe pushtetit vendor pushuesit nuk ndalojnë së hedhuri mbetjet në pyll duke shkaktuar ndotje të vazhdueshme. 10 të rinj vullnetarë nga Sllovakia, Ukraina, Polonia i janë bashkuar vullnetarëve nga Fieri për të pastruar territorin e pyllit me pisha të Semanit por të gjithë e kanë të qartë se vetëm aksionet nuk mjaftojnë për te ndalur ndotjen.
Sipas tyre zgjidhja është të përgjegjësia dhe sjellja e qytetarëve ndaj mjedisit që në rastin e Semanit është e thjeshtë, një qese mbeturinash me vete pas çdo vizite në zonë
Tonelata të tëra me mbetje u mblodhën një muaj më parë nga punonjësit e bashkisë në pyllin e Semanit, por ndotja vazhdon pasi zona frekuentohet edhe gjatë verës nga pushuesit që ndalojë në pyll pas plazhit ose në raste festash.
Top Channel