Të ndjekësh skuadrën e zemrës në ndeshje të mëdha ndonjëherë është gjëja më e rëndësishme për disa persona dhe këtë e kanë vërtetuar më mirë se kushdo tjetër disa tifozë të Liverpool.

Disa tifozë kanë udhëtuar me gomone në drejtim të Francës, pasi fluturimi i tyre ishte anuluar. Në një video të publikuar në rrjetet sociale ata dëgjohen duke thënë: “Nuk do ecësh kurrë vetëm.”

Me këtë veprim tifozët e “The Reds” e treguan edhe me veprime se “nuk do ecësh kurrë vetëm”, nënkupton se ata do të jenë gjithmonë pranë skuadrës së Liverpool, pavarësisht vështirësive që hasin./ Super Sport

Top Channel