Sfidat me Islandën e Izraelin! Liga e kombeve, trajneri Reja kërkon përqendrim nga skuadra

27/05/2022 19:53

Kombëtarja shqiptare do të ketë dy  ndeshje zyrtare të rëndësishme për nations League atë me Islandën dhe Izraelin, sfida që do të pasohen me miqësoren ndaj estonisë. Trajneri i përfaqësueses kuqezi, edi Reja theksoi se pret një paraqitje të një niveli të lartë në këto dy ndeshje

“Presim paraqitje të nivelit të lartë, sepse do jenë të rëndësishme për objektivin tonë. Kemi bërë dy miqësore pozitive, të vazhdojmë në këtë mënyrë përpara me ndeshje të nivelit të lartë. Rëndësi ka të jemi mirë fizikisht, pasi ka problematika në fund të kampionatit. Ai që do zbresë në fushë duhet të japë 100%, nuk mund të rrezikojmë pasi janë dy ndeshje shumë të rëndësishme që duhet t’i fitojmë me çdo kusht.”- tha Edi Reja

Për ndeshjen me Islandën, Broja nuk do të jetë pasi është i prekur nga Covid, gjë që e konfirmoi vetë Reja që nuk ngurroi të tregojë objektvin e tij fitoren e grupit

Sinkron Reja: islanda dhe izraeli janë skuadra të forta fizikisht, sidomos Islanda. Izraeli është një ekip më teknik dhe më i shpejtë. Do i përgatisim mirë këto dy ndeshje. Jemi gati, pasi jemi përballur edhe më parë me skuadra të ngjashme. Luajtëm mirë ndaj Spanjës, po rritemi. Kemi vuajtur në fillim kur e nisa punën, ishim në 60-70% të kapaciteteve, por po mbërrijmë në 90%-in tonë. Por, ka vështirësi për të mbërritur në 100%. Të shohim, do të ishte fantastike të fitonim grupin, një motiv krenarie për ne, stafin, lojtarin, Federatën dhe Shqipërinë.

Padyshim që nuk mund të mungonte opionini i Rejas për finalen e conference League nga ana e Romës me italianin që dikur ka qenë trajner i lazios

U gëzova për dfitoren e Romës sepse jam italian, pastaj te Roma është edhe Kumbulla. Më erdhi keq që nuk luajti. Tifozët e Lazios të më falin, por u gëzova që fitoi një ekip italian. Stadiumi ishte i shkëlqyer, organizimi ishte fantastik. Kisha pak frikë nga incidentet mes tifozëve, por ne i treguam botës – ndihem shqiptar edhe unë – që jemi të aftë për të organizuar evente të tilla. shpresoj të organizojmë evente të tjera në të ardhmen.”- tha Reja

 

Top Channel