Nisin largimet te Skënderbeu, dy futbollistë njoftojnë lamtumirën

27/05/2022 23:05

Pas një periudhe vërtetë të artë në Shqipëri e Europë, Skënderbeu u rikthye sërish në Kategorinë e Parë, duke qenë se mbylli sezonin që lamë pas në vendin e fundit, duke zhgënjyer jo pak me paraqitjen në fushë.

Ashtu siç pritej, kanë nisur edhe largimet nga klubi korçar, teksa mbrëmjen e sotme kanë qenë portieri Bekim Rexhepi dhe mbrojtësi Leonat Vitija, që i kanë dhënë lamtumirën klubit korçar.

Të dy kanë reaguar në rrjetet sociale, duke falënderuar drejtuesit e klubit për mundësinë e dhënë dhe në të njëjtën kohë, duke njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit.

Si Rexhepi, ashtu edhe Vitija, kanë spikatur me paraqitjen e tyre këtë sezon në Superiore dhe kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, ndaj ghasat janë që të mbeten sërish në elitën e futbollit shqiptar, megjithatë e ardhmja mbetet ende për t’u vendosur.

Top Channel