Forcat ajrore ukrainase rrëzojnë avionin rus në Kherson

27/05/2022 17:24

Forcat ajrorë ukrainase kanë bërë me dije ditën e sotme se kanë rrëzuar një avion ushtarak rus Su-35 mbi rajonin jugor të Khersonit.

Lajmin e bëri të ditur me anë të një postimi në facebook ku tha se një luftëtar MiG-29 i Forcave Ajrore rrëzoi një avion ushtarak rus.

Ndërkohë që kontingjentit të forcave ajrore ukrainase të avionëve Mig-29 po i kalon data e prodhimit çdo ditë e më shumë, mbërritja e pjesëve rezervë nga vendet e tjera e lejoi atë të nxjerrë më shumë avionë luftarakë se sa kishte përpara pushtimit rus. 

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon rregullisht se avionët luftarakë ukrainas janë rrëzuar dhe aftësia aktuale luftarake e forcave ajrore ukrainase është e vështirë të matet.

Su-35 është një aeroplan më i aftë dhe më modern, por forcat ajrore ruse kanë pësuar disa dëmtime të flotës së saj që nga fillimi i pushtimit. 

 

Top Channel